Duket se rajoni e ka përqafuar pak më herët se Shqiperia fazën 2 apo 3 të daljes nga pandemia globale e koronavirusit. Në fakt, po të shihen vendet kufitare me Shqipërinë, apo edhe më gjerë në rajon, aktiviteti ekonomik zhvillohet në fasha më të zgjeruara orare prej disa kohësh tashmë, dhe qytetarët kanë goxha më liri-lëvizjeje.

Struga/Maqedoni
Bosnje-Hercegovina
Në Bosnje-Hercegovinë orari i lejuar për hapjen e dyqaneve është: 09:00-20:00, ndërsa njerëzit mund të lëvizin lirisht me përjashtim të moshave nën 18 vjeç dhe atyre mbi 65 vjeç, të cilët kanë kufizime në oraret e daljes.
Për shembull grup-moshat mbi 65 vjeç mund të lëvizin ditën e hënë, të mërkurë dhe të premte në oraret 09:00-13:00.
Ndërsa grup-moshat nën 18 vjeç mund të lëvizin të lirë diëtn e martë, të enjte dhe të shtunë në oraret 14:00-20:00.
Maqedonia e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut lëvizja në ditët e punës bëhet nga ora 05:00, deri në orën 19:00. Pra rreth dy orë më shumë se në Shqipëri.
Gjatë fund-javës, të moshuarti mund të lëvizin nga ora 05:00, deri në orën 11:00, ndërsa personat nën 18-vjeç nga ora 12:00, deri në 14:00.

Prishtina/Kosova
Kosova
Në Kosovën fqinje liria duket edhe më e madhe. Në fakt, në këtë shtet dyqanet janë të hapura në fashën e gjerë orare 06:00-22:30, pra si në një jetesë normale të përpara COVID-19. Qytetarët mund të lëvizin 3 orë në ditë (e ndarë ne dy fasha), 90 minuta gjatë paradites dhe 90 minuta gjatë pasdites.
Mali i Zi
Edhe në Malin e Zi fasha orare e lejuar për hapjen e dyqaneve dhe të aktiviteteve të ndryshme ekonomike është goxha më e gjërë se sa në Shqipëri. Në fakt në këtë shtet, operohet me oraret: 09:00-22:00. Kufizimet vlejnë vetëm nga ora 23:00 deri në 05:00.
Duket se ka ardhur koha që edhe Shqipëria ta lirojë pak më tepër rripin, duke qenë se asnjë prej shteteve të mësipërme nuk ka më pak raste së në vendin tonë.

Podgorcia/Mali i Zi
albaniatimes.al




