Zinedine Zidane godet me koke Marco Materazzin gjate finales se Kupes se Botes 2006
Marco Materazzi është rikthyer edhe njëherë të flasë për incidentin e Kupës së Botës në vitin 2006, kur u godit me kokë nga Zinedine Zidane.
Në finalen e Kupës së Botës në Gjermani, kapiteni i Francës Zidane në minutën e 111-të, pasi ndeshja shkoi në shtesa, goditi me kokë në gjoks mbrojtësin italian, duke u ndëshkuar me kartonin e kuq.
Për rreth 14 vite të shumta ishin hipotezat se çfarë i kishte thënë italiani-francezit, që e kishte acaruar kaq shumë këtë të fundit sa mori një vendim që njollosi sadopak karrierën e tij brilante.
Në një komunikim me një gazetar në instagram, ish-mbrojtësi ka treguar se çfarë i ka thënë francezit, në një nga incidentet që kujtohet dhe diskutohet edhe në ditët e sotme.
“Ai më pyeti nëse e doja fanellën e tij. Unë i thashë se e doja motrën e tij”, zbuloi ish-mbrojtësi i Interit”.
Tashmë gjithçka doli në dritë, por marrëdhënia mes të dyve mbetet ende e acaruar, megjithëse ai që përfitoi më shumë nga goditja ishte Materazzi, pasi Italia u shpall kampione e botës për herë të katërt në historinë e saj.
Momenti kur Zidane godet me kokë Materazzin:





