TIRANË

Maxhoranca socialiste është e gatshme për çdo datë për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.

Burime nga takimi i kryeministrit Edi Rama me Presidentin Ilir Meta bëjnë me dije për gazetarin e “BalkanWeb”, Ergys Gjencaj, se maxhoranca pranon të gjitha datat, përveç 2 majit, kur janë Pashkët Ortodokse.

Takimi i kryeministrit Rama, i shoqëruar dhe nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, me Kreun e Shtetit zgjati vetëm 10 minuta, ku duket se maxhoranca është e gatshme të pranojë çdo datë për zgjedhjet e 2021-shit.

Deri më tani, Presidenti ka zhvilluar takime me krerët e partive opozitare, të cilat janë shprehur në unison për mbajtjen e zgjedhjeve më 18 prill, ndërsa priten edhe dy takime, ai me kryedemokratin Lulzim Basha, dhe me zv.kryetarin e LSI, Luan Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*