Një 39-vjeçar është arrestuar nga ana e policisë për shkak se kishte kultivuar disa rrënjë me kanabis sativa, të cilat i kishte mbjellë në një pronë publike në afërs të fshatit Doshnicë në zonën e Zagories. Shtetasi i arrestuar është Sokol Dine, bëjnë me dije burimet për Albania Times.

Njoftimi i plotë i policisë:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Vijon kontrolli i territorit  për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimtit të bimëve narkotike.

Nga shërbimet e Postës së Policisë Libohovë  u arrestua në flagrancë shtetasi:

S.D., 39 vjeç, banues në Tepelenë, pasi:

Në  afërsi të fshatit Doshnicë, njësia administrative Zagorie, në vendin e quajtur “Përroi Livadhe”(pronë publike), u gjetën të kultivuar  bimë kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*