Media britanike i ka kushtuar një artikull historisë së mbylljes së “Agon Channel” nga qeveria Rama dhe përkeqësimit të lirisë së medias në Shqipëri, gjatë pushtetit të Edi Ramës, duke përmendur edhe mbylljen e dy emisioneve kritike me qeverinë, “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi dhe “A Show” nga Adi Krasta.

Me një të rënë të lapsit, Shqipëria, një vend i Ballkanit Perëndimor dhe anëtar i NATO-s, aleat i SHBA-ve, vrau përgjithmonë një nga eksperimentet mediatike më premtuese në Ballkan dhe ndoshta në të gjithë Europën“, thuhet në artikullin e “The Independet”, duke iu referuar Agon Channel.

Investimi kishte vlerën 150 milionë euro, ata morën gjithçka“, tha Francesco Bechetti për median britanike.

Artikulli përmend edhe vendimin a arbitrazhit, ku Shqipëria do të duhet të paguajë qindra milionë euro, si kompensim ndaj Bechettit dhe partnerëve të tij.

Kjo çështje tregon se si një grup autoritarësh në lindje dhe juglindje të Europës, po mundohet të asgjësojë lirinë e medias, duke abuzuar me ligjin. Zyrtarët e BE-së, kanë filluar të kthejnë sytë nga situata, duke shprehur shqetësimin lidhur me ligjin e propozuar për të kontrolluar median online“.

Në artikullin e prestigjiozes britanike, përmendet edhe mbyllja e dy emisioneve kritike me qeverinë, Të Paekspozuarit dhe A Show.

Rama në mënyrë të përsëritur i referohet gazetarëve shqiptarë si “kazanë plehrash” – edhe pse i ka premtuar një grupi aktivistësh ndërkombëtar për lirinë e medias, të cilët i takoi në Tiranë në Qershor, se nuk do të vijojë të përdorë këtë etiketim. Gjatë verës, Adi Krasta dhe Ylli Rakipi – të dy gazetarë kritikë ndaj Ramës dhe idhtarit të tij Veliaj – thuhet se u pushuan nga emisionet e tyre në televizionin News24 pas presionit qeveritar“.

Në shkrim thuhet se Shqipëria duhet të paguajë një gjobë prej 140 milionë eurosh për këtë veprim të qeverisë ndaj Agon Channel.

Gjithçka nisi një ditë, kur gazetarja Sonila Meço po prezantonte emisionin e mëngjesit. Ambientet e televizionit u mbushën me agjentë të qeverisë dhe u shkëput energjia elektrike.

‘Kjo është një ditë e zezë për gazetarinë në Shqipëri,’ tha Meço në transmetim.

Në shkrim thuhet se televizioni kishte nisur të raportonte për manipulimet zgjedhore në Shqipëri në zgjedhjet lokale të vitit 2015, ku në një rast shihej një njeri që votonte 20 herë me karta të ndryshme identiteti.

Vetë pronari, Francesco Becchetti thotë se ishte një investim prej 150 milionë eurosh, një eksperiment premtues mediatik jo vetëm për Ballkanin, por edhe për Europën.

‘Përplasjet mes qeverisë së Edi Ramës dhe stacionit filluan shumë shpejt. Në një incident, Erion Veliaj, njeriu më i afërt i Ramës, që është tashmë kryebashkiak i Tiranës, ishte mërzitur nga mbulimi që i kishte bërë Agon dasmës së tij luksoze në shtator të vitit 2014’, shkruan gazeta.

Veliaj i dërgoi madje një letër stacionit televiziv.

‘Nuk e kuptoj pse po ma bëni këtë? Ju po më detyroni të jem armiku juaj. E gjithë qeveria do të jetë armiku juaj pa asnjë arsye’, shkruante ai.

Ky veprim i qeverisë shqiptare do i kushtojë Shqipërisë shtrenjtë pasi një gjykatë arbitrazhi ka vendosur që qeveria shqiptare të paguajë 99.5 milionë euro dëme për pronarët e Agonit, 8.8 milionë euro në fatura ligjore për shpronësimin e stacionit dhe 30 milionë euro për partnerët shqiptarë të stacionit.

Gazeta thekson se kryeministri Edi Rama vazhdon të jetë nën akuzë edhe kohët e fundit për sulmet ndaj mediave në vend

.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*