Merret në pyetje Fredi Alizoti

Gjykata: Sa ishte shuma që iu premtua për atë veprimin, dhe për çfarë?

Alizoti: 200 mijë euro për regjistrimin që do të bëhej. Unë kam bërë aty zërin e Agronit, lekët do të mi jepte Ervin Salianji. Mua nuk mu dha shuma dhe prandaj kam bërë kallëzim penal. Regjistrimin e dërguam tek zyrat e PD te Ervin Salianji, do e përdorte për qëllime politike për të goditur Xhafajn.

Alizoti: Po por unë nuk i mora lekët. Në atë kohë kam ndenjur te Sali Lusha për lekët. Na thonin jo sot jo nesër. E kanë veshur me mjekër e paruke Albert Veliun.  Për ta dërguar në Kosovë, më ka thënë kamarieri të PD-ja.  

Në janar dhe do merrja 100 mijë unë dhe Albert Veliu. Albert Veliu nuk ka qenë aspak korrekt me mua. Nuk ka patur asnjë plan B, thjesht u josha nga 100 mijë eurot. Faji im që nuk kam bërë asnjë regjistrim për ti patur si provë. 

Mus e më ka interesuar fare Xhafaj, mua më interesonin vetëm lekët. Nuk ia kam idenë fare për çfarë ka thënë Rama, jam me tetë klasë shkollë. Po e kam takuar Ervin Salianjin dhe Gazment Bardhin, te PD, pas regjistrimin. Nuk më kanë dhënë asgjë për lekët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*