Disa ditë më parë u mësua se këtë sezon të ri televiziv, moderatori i njohur i “Pop Culture”, Kelvi Kadilli, do të drejtojë një emision të ri në “Ora News”, së bashku me Arjola Shehun.

U tha se Kelvi dhe Arjola do të zëvendësojnë Dajana Shabanin dhe Besmir Metanin në “Ditë e re”, mirëpo ende nuk dihet nëse emisioni do të mbajë të njëjtin emër.

Sakaq, Dojna Mema do të vazhdojë prezantimin në “Pop Culture”, por këtë sezon të ri televiziv do të shoqërohet nga 3 vajza.

Ajo vetë i ka zbuluar bashkëprezantueset nëpërmjet një videoje të publikuar në profilin e saj në Instagram, ku njofton se emisioni do të rikthehet më 14 shtator.

 

“Rikthehemi në 14 Shtator me një “Pop Culture” komplet ndryshe. Këtë vit më bashkohen Anxhela Baxhija,Kejli dhe Kilda, sepse Gocat bëjnë gjithçka më mirë.”- shkruan Dojna krahas videos.

Ne po presim me padurim të zbulojmë suprizat dhe risitë që “Pop Culture” do të sjellë këtë sezon!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*