Lionel Messi largon lautaro Martinez-in nga Barcelona. Sipas El Desmarque, Pleshti ka bindur drejtuesit që të mos investojnë te Demi për të mos komplikuar pozicionin e mikut të tij të madh dhe shokut të skuadrës, Luis Suarez.

Një lajm ky që konfirmon nga njëra anë rëndësinë e Messi-t edhe në zgjedhjet e merkatos të klubit dhe i ofron nga tjetra një asist të rëndësishëm Inter-it, që po punon prej muajsh për rinovimin e kontratës së Lautaro-s.

Autor i 13 golave dhe 3 asisteve në këtë sezon, sulmuesi i Inter-it ka një klauzolë 100 milionë euro për t’u liruar nga zikaltrit dhe në muajt e fundit menaxherët e tij duket se kanë patur disa kontakte me Manchester  City-n dhe Real Madrid-in.

Ka patur sondazhe edhe në aksin Milan-Barcelona, deri në momentin që ka ndërhyrë Messi dhe ka ndalur gjithçka. Një ndërhyrje pa top për të bllokuar lindjen e negociatave mes përfaqësuesve të Lautaro-s dhe për të ruajtur shokun e tij Suarez.

Për Martinez-in nuk ka vend te Barça. Ky është vendimi i Pleshtit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*