Presidenti i vendit, Ilir Meta ditën e sotme ka publikuar një foto ku ka rikthyer në vëmendje emrin e Esat Pashë Toptanit duke thënë se historia e tij duhet lexuar në mënyrë që të mos përsëriten marrëveshje siç ai bënte në kohën e tij. Meta duket se po lexon librin “Esat pashë Toptani: Njeriu, Lufta, Pushteti” ndërsa në diciturën që ai shkruan krahas fotos duket se thumbon dhe dërgon mesazhe ndaj kundërshtarëve politik. Kur ka prej disa kohësh që bën thirrje që kryeministri Rama dhe kreu i opozitës duhet të ule dhe më pas të shkojnë në zgjedhjet që ai ka dekretuar me 13 tetor, Meta sot shkruan se historia e Esat Pashës duhet lexuar për histori që nuk duhen harruar dhe marrëveshje që s’duhet të përsëriten.

Kujtojmë se disa javë më parë Meta me anë të një deklarate për shtyp ku jepte propozimin e tij për zgjedhjet lokale, të përgjithshme dhe atë për President në të njëjtën ditë (13 tetor), e konsideroi veten si Avni Rustemi i cili vrau Esat Pashën si tradhtar.

Jam  i racës së politikanit të tipit Avni Rustemi, edhe i disa shqiptarëve të tjerë si Mic Sokoli, Vojo Kushi” shprehej Meta në atë kohë.

Ndërkohë nga ana tjetër edhe pse opozita është përçarë, ku LSI, ish-kryebashkiakët e djathtë dhe aleatët e PD kanë rënë dakort që të hyjnë në zgjedhje, Presidenti Meta vijon të këmbënguli që zgjedhjet të bëhen me 13 tetor. Për sa i përket kreut të PD i qëndron idesë se nuk mund të hyjë në zgjedhje pa u larguar Edi Rama si kryeministër. Ndërsa vetë qeveria që ka marrë të gjitha bashkitë në vend bazohet në zgjedhjet e 30 qershorit dhe po vijon punën në këto bashki.

Esat Pasha njihet në Histori si një njeri që ka punuar vetëm për interesat e tij dhe që ka bërë marrëveshje me armiqtë e vendit. Ai u vra të dielën  e 13 qershorit të vitit 1920 nga Avni Rustemi sapo doli nga hotel “Continental” në Paris.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*