Shengeni Ballkanik duket se ka shkaktuar përplasjen e parë mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij nga Kosova, Albin Kurti. Në konferencën e përbashkët për mediat, kryeministrat Rama e Kurti i janë përgjigjur interesit të medias lidhur me minishengenin Ballkanik.

Por ndërsa Albin Kurti foli për makroshengen shqiptar, kryeministri Rama theksoi prerazi, se s’ka makroshegen shqiptar pa minishengen Ballkanik.

“Ky është takimi i parë, ka edhe shumë tema që do i trajtojmë në të ardhmen, kjo ishte një temë që e trajtuam, por shkurtimisht. Takimi sot ishte më parë për makroshegenin shqiptar, se për minishengenin Ballkanin. ” – u shpreh Kurti, ndërsa kryeministri Rama shprehu prerë qëndrimin e tij ndërsa tha se ai beson se nuk ka makro shengen shqiptar, pa mini shengen Ballkanik.

“Është e vërtetë që në këtë pikë, ne kemi një diskutim për të çuar përpara. Unë besoj s’ka makroshegen shqiptar pa minishengen Ballkanik, edhe pse këtë ‘mini’ nuk e di kush ja vuri por, unë edhe për shkak të gjatësisë s’jam i prirur për gjëra mini. Besoj që makroshegeni shqiptar është i lidhur ngushtësisht me atë rajonal. Nëse ne jemi të harmonizuar në ndërveprimin tonë, c’ka do bëjmë çmos që të jemi, na hapet rruga që eshtë e mbyllur prej të gjitha viteve për një hapsirë të përbashkët mes dy shteteve. Për lëvizje të lirë mes nesh, c’ka deri dje ishte e paimagjinueshme, për shkak të rezistencës të gjthë vendeve, jo vetëm Serbisë.

Sot është vetëm në dorën tonë, dhe dua ta them me plot gojën se këtë rezistencë unë e kam thyer. Askush as Serbia dhe as  vendet e tjera nuk na thonë dot se po bëjmë Shqipërin e madhe, nëse heqim kufirin. Ndaj e kam diskutuar me kryeministrin të fillojmë nga puna me të gjitha agjencitë që garnatojnë aspektet e sigurisë, sipas modelit të Shengenit dhe me të gjitha agjencitë e tjera që duhet të lirojnë tregtinë nga barrierat e panumërta” deklaroi Rama.

 


 

Albaniatimes.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*