Nga Gjeneral (r) Piro AHMETAJ

Ju faleminderit për mesazhet inkurajuese si dhe rezervat që më keni adresuar në lidhje me denoncimin e dorovitjes te oligarkët të bazës ushtarake detare të Sarandës, si dhe heshtjen cinike të qeverisë në ikje për marrëveshjen “historike” të detit ndërmjet Greqisë dhe Italisë, etj.

Në mirëbesim informohem përditë, për makutërinë e BunkerQeverisë, e cila edhe në kohë pandemie është sulur si e babëzitur mbi pronat e ushtrisë dhe burimet e mbrojtes kombëtare.

Një tjetër skandal me pasoja të rënda për FA,  është dhënia e gradave të larta ushtarake vetëm kundrejt pazareve të seksereve mes sekt-Rilindjes dhe institucioneve vendimarrëse, duke nëpërkëmbur vlerat e profesionalizmit, meritokracisë dhe dinjitetin e ushtarakëve.

Por, më flagranti i historisë 108 vjevare së FA, është rasti, kur para 3 javësh nje doktori i është dhënë ylli i dytë, ose e thënë në terminologjinë ushtarake, grada “Gjeneralmajor”.

Që në krye të herës më duhet të nënvizoj qartë se, asnjë insinuatë denigruese ndaj doktor Begës, si dhe asgjë fare personale me qytetarin dhe familjarin z. Bajram.

Por, përetj emrit, nuk mundet të mos denoncoj shkeljen flagrante të ligjit të karrierës dhe diskretitimin e të gjitha hallkave të sitemit të gradave dhe karrierës ushtarake në këtë rast.

Për ta kuptuar edhe më qartë, theksoj se, i vetmi rast në historinë e ushtrisë shqiptare, kur një doktor ka mbajtur gradën gjeneral brigade, është ai i doktorit dhe luftëtarit antifashist, Z. Ibrahim Dervishi, i cili mbas çlirimit u emërua drejtor i shëndetësisë së ushtrisë,  që arriti të numëronte rreth 115 mijë vetëm forca aktive.

Kështu, me këtë vendimmarrje, jo vetëm tregohemi dështak, por bëhemi edhe qesharakë në sytë e NATO-spasi përveç Turqisë dhe USA me mbi 1 milion ushtarakë aktivë, nuk ka asnjë vend tjetër ndër 30 vendet e NATO-s që një Doktor të jetë Gjeneralmajor (dy yje).

Për më keq, ministria e mbrojtjes këtë marrëzi e ka shitur në FB, si histori suksesi në reformën e mbrojtjes, dhe ky aleluja-lajm bëri xhiro në shtyp dhe portale si “ngjarje për t`u festuar”.

Nuk i gjej dot fjalët e duhura ta përshkruaj diletantizmin, degradimin dhe këtë keqkatandisje.  Fali o zot se nuk dinë çfarë bëjnë!

Ç’farë mjerimi, ç’farë shterpësie mendimi, ç’farë papërgjegjshmërie zyrtare dhe ç’farë poshtërimi për besimin te vlerat e integritetit, skrificave, dinjitetit dhe përulësinë fisnike të ushtarakëve!

Thënë sa më lart, nuk mund t`i shmangem përgjegjësisë, pasi pavarësisht rrethanave, fiks para 3 vitesh, edhe pse kisha dijeni “të besueshme” se, propozimi vinte nga bota e sekserëve, nga funksioni i Këshilltarit ushtarak i kam rekomanduar Presidentit Meta, dhënien e doktor Bajramit gradën Gjeneral Brigade, duke e qartësuar fort se: “për kushtet e ushtrive, më shumë se modeste, si rasti i RSH, ky duhet të mbetet maksimumi i promovimit për një doktor, i cili përvec rrobave, nuk ka asnjë lidhje fare, as me vlerat e profesionalizmit të ushtarkut, as me mendimin strategjik dhe as me drejtimin euroatlantik të Forcave të Armatosura”.

Gjithësesi, dëmi është bërë, por oreksi i paranojakëve dhe e keqja nuk mbaron këtu.

Pasi “i`a dhuruan” pa ligj dhe pa asnjë meritë gradën Gjeneralmajor, ministrja e Mbrojtjes, e ka emëruar doktorin edhe në krye të institucionit të arsimimit ushtarak (KDS/AM), si dhe drejtuesin nr. 1 të komisionit të karrierës, duke përdhosur rëndë besueshmërinë e ushtarakëve ndaj meritës në dhënien e  gradave.

Në përmbyllje, një mesazh për gatuesit e kësaj çorbe: “ndalunimjaft është mjaft = enough is enough”, si dhe dy këshilla euroatlantike të dedikuara për 2 protagonistët e “verbuar” nga padija dhe makutëria:

E para, i adresohet ministres së Mbrojtjes, në eksperiencën dhe opinionin tim, më të paaftën e historisë 108 vjeçare të ushtrisë së Shqipërisë: “dilni nga balta e sekserëve, thirrini arsyes dhe pëgjegjshmërisë shtetërore = shkarkojeni nga detyra e drejuesit të institucinit më të lartë arsimor (se turpëruat dynjanë), rinisni procedurën për ta nxjerrë në rezervë nga grada Gjeneralmajor, si dhe kthejeni në profesionin e shumëkërkuar të mjekut, Z. Bega”!

E dyta, për doktorin e nderuar, Bajramin: “nëse të ka mbetur qoftë edhe një gram integriteti intelektual, zyrtar, si mjek, por edhe si qytetar me/nën uniformë, çlirohu nga kjo barrë-turpëruese = jep menjëherë dorëheqjen nga grada Gjeneralmajor dhe nga funsioni i Komandantit të KDS, që të janë dhuruar pa ligj, pa asnjë meritë dhe pa fare dinjitet”!

Së fundi, edhe nga kjo përgjegjësi politike, konfirmoj se, në konsultim të gjerë me ekspertët më të mirë në vend dhe kolegë të njohur në Washington DC, etj, më është besuar përgatitja e Draft-Plaformës-BASHA për trasformimin e sistemit të Sigurisë KombëtareSiguri për jetën, shëndetin, pronat dhe mirëqenien e qytetarit dhe mbrojtjen e interesave mbarëkombëtare”.

Për më konkretisht, rikthimi i dinjitetit, peshimi i vlerave të profesionalizmit dhe sakrificave të ushtarakëve, të Policisë së Shtetit, punonjësve të inteligjencës, mjekëve, infermierëve, emergjencave civile, mbetet një ndër prioritetet e programit të nesër qeverisjes-BASHA.

Në shtesë, si “njëri nga Ju/koleg” garantoj se, ekpertiza, shqetësimet dhe sugjerimet e cilitdo do të mirëpriten me respekt (Piro.Ahmetaj@pd.al) dhe do të adresohen me seriozitet në këtë platformë.

Gjeneral ® Piro Ahmetaj,

Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD;

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*