Nga Agron Brataj

Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë gazetarët e Vlorës, të cilët përballuan me dinjitet, profesionalizëm dhe ndershmëri misionin e tyre gjatë raportimit për zgjedhjet parlamentare 2025.
Në një kohë kur fjala e lirë dhe informacioni i saktë janë më të rëndësishëm se kurrë, ju dëshmuat vlerat më të mira të gazetarisë dhe i shërbyet publikut me përkushtim dhe etikë.
Falë jush, qytetarët e Vlorës dhe më gjerë patën një pasqyrë të qartë dhe të paanshme të procesit zgjedhor. Respekt dhe falënderim për punën tuaj të çmuar edhe pse deri më tani mungoi një falënderim zyrtar, nga të gjitha subjektet politike dhe kandidatët
vlerësimi për ju është i thellë dhe i merituar.




