Ergys Alushi
Nga rubrica Hisyoria vazhdon
Misteri i vrasjes së Hysni Lepenicës dhe heshtja e Vlorës për ta përkujtuar!
Sot, Vlora duhet të kishte kujtuar Hysni Lepenicën
I vrarë nga italianët në Grehot më 14 shtator 1943
Mësuesin dhe luftëtarin trim në Luftën Kombëtare të Vlorës 1920
Njeriun që bashkë me Hysni Kapon udhëhoqën labërit në luftën e perbashkët të Gjormit 1942.
Njeriu që luftoi dhe kundër grekërve.
Shok shkolle dhe ideali patriotik me Avni Rustemin
Firmëtar i Konferencës së Mukjes që do bashkinte shqiptarët në luften për çlirimin e vendit.
Anëtar i Komitetit për Shpetimin e Shqiperise që doli nga kjo Konferencë.
Komandant i Pergjithshëm i Ballit Kombëtar per Jugun e vendit.
U vra në 14 shtator 1943 në Grehot në luftimet me italianët, të cilët fillimisht kishin pranuar të dorezoheshin te Hysni Lepenica, por më pas qëlluan pa paralajmerim në drejtim të tij.
Ende sot ka mbetur mister vrasja nga italianët!
Ja ç’thoshte Enver Hoxha në Konferencën e Beratit në nentor 1944;
“Partia duhej të kish kuptuar gabimin dhe të ndreqte pozitat, por asgjë s’u bë. Edhe nga ato pakë pushkë që Hysni Lepenica e Skënder Muçua hodhën, në vend që të përfitonim për me i afrue ata edhe masat e tyre, ne i luftuam duke i përçmuar… Natyrisht Hysni Lepenica nuk mund të punonte dhe të kishte besim kur shoku Mehmet Shehu dhe qindra partizanë të tjerë thonin hapët se do të formonin Gardën e Kuqe si në Spanjë dhe do t’i fshinin këto plehra. Po kjo gjë ngjau edhe në vende të tjera…”
Me marrjen e pushtetit, Hoxha do ta shpallte armik dhe nashkëpunëtor me italianët, duke ia mohuar luftrat dhe patriotizmin Hysni Lepenicës, i rritur dhe edukuar nën frymën e Ahmet Lepenicës.
Ndaj Vlora sot duhet ta kujtonte birin e saj, që zgjodhi mënyrën e vet për të luftuar pushtuesit dhe nuk ngriti pushkë kundër shqiptarëve.
Sepse vetëm keshtu i sherbejme historise, të vërtetës, të ardhmes.
Vlora nuk duhet të ketë ndrojtje, hezitim, paragjykim apo turp për të perkujtuar bijte e saj të mohuar e të neperkembur nga historiografia komuniste.




