Manuel Neuer është mishërimi i Bayern Munich, një kapiten, një lider, një nga portierët më të mirë në botë prej shumë vitesh. Pavarësisht moshës së tij, tashmë 35 vjeç, Neuer nuk ka humbur asgjë nga shkëlqimi i tij, për këtë arsye drejtuesit e klubit bavarez i kanë ofruar sërish rinovimin e kontratës. Sipas Sport1, palët janë shumë pranë nënshkrimit të kontratës së re, e cila do të skadojë në qershor 2025.

Ideja e Neuer dhe Bayern është të vijojnë bashkëpunim ndërmjet tyre deri në momentin që kapiteni të vendos të tërhiqet nga futbolli i luajtur pasi në 2025 Neuer do të jetë 39 vjeç. Neuer mbetet një garanci për portën dhe drejtuesit e Bayern gjithnjë janë kujdesur të gjejë një numër dy të përshtatshëm pasi vendi i titullar është i paprekshëm.