Napoli vijon të zhgënjej në Serie A, ngec sërish, këtë herë në një barazim pa gola përballë Monza-s. Mbase janë më fat që dalin me një pikë nga kjo sfidë në një kohë kur Monza shpërdoroi edhe një 11-metërsh me Pesina-n në minutën e 68-të. Me 28 pikë në 18 javë, blutë renditen në vendin e shtatë. Në emër të klubit, pas këtij takimi, në konferencë për shtyp doli vetë presidenti De Laurentiis duke i kërkuar falje tifozëve, por premton se do të ndërhyjë në merkato:

E gjithë kjo që ka ndodhur është për fajin tim, marr përsipër të gjithë përgjegjësinë. Për këtë i kërkoj falje tifozëve dhe të gjithë napolitanëve për pozicion që kemi në klasifikim. Kampionati është i gjatë akoma, do të lëvizim në merkato për të rikuperuar”, u shpreh De Laurentiis.

Një fitore të madhe në takimin e fundit të këtij viti siguroi Lazio. Ekipi kryeqytetas mori një tre pikësh të fortë, një fitore me përmbysje përballë Frosinones. Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, Frosinone kaloi në avantazh në minutën e 58-të. Brenda dy minutash, Castellanos dhe Isaksen realizuan dy gola të shpejtë duke përmbysur rezultatin. Për të hipotekuar këtë trepikësh mendoi Patrik në minutën e 84-të. Fal këtij suksesi, Lazio ndjek nga pranë Napolin, me vetëm një pikë diferencë.

Me fitore e mbylli vitin edhe Fiorentina. Ekipi vjollcë mposhti Torinon me rezultatin minimal 1-0. Golin trepikësh e realizoi Luca Ranieri në minutën e 83-të.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*