U desh pjesëmarrja në mbrëmjen gala “Mark Twain“ ku miku i tij, Dave Chappelle u nderua me një cmim, që të gjithë të shihnin me kujdes vogëlushen 2 vjecare, te Bradley Cooper, Lea.

Fotot e shkrepura gjatë eventit treguan një ngjashmëri befasuese mes  aktorit dhe vajzës, që nuk duket të ketë marrë shumë nga e ëma, Irina Shayk.

At e bijë ishin kombinuar me të zeza dhe dukeshin shumë të lumtur ne shoqërinë e njëri tjetrit. Ylli hollivudian dhe modelja e famshme u ndanë pas katër vitesh bashkë.

Në mediat e huaja, thuhet se ndonëse kishte një tërheqje të fortë mes tyre, të dy grindeshin shumë, e ndërsa Irina ishte e përqëndruar tek familja, Bradley fokusohej tek puna dha kalonin shumë kohë larg njëri tjetrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*