Qeveria amerikane e ekzekutoi gruan e dënuar me vdekje, Lisa Montgomery, e cila ishte e vetmja grua që e priste zbatimin e dënimit më të rëndë.

Ajo u ekzekutua në orët e para të së mërkurës pasi Gjykata Supreme e rrëzoi vendimin e një gjykate më të ulët për pezullimin e zbatimit të dënimit, njoftoi një reporter që shërbeu si dëshmitar i medieve në këtë proces.

Ekzekutimi i Lisa Montgomery-t paraqet rastin e parë në të cilin qeveria qendrore zbaton dënim me vdekje ndaj një gruaje që nga viti 1953, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Fillimisht ishte planifikuar që zbatimi i dënimit me vdekje të bëhej të martën, por procesi u bllokua në momentet e fundit nga një gjykatë tjetër. Kelley Henry, avokatja e gruas së dënuar, tha se ekzekutimi është i klientës së saj është i paligjshëm dhe ushtrim i panevojshëm i pushtetit autoritar.

Montgomery u dënua me vdekje në vitin 2007 në Missouri për rrëmbimin dhe vrasjen e një gruaje të quajtur Bobbie Jo Stinnet, e cila në atë kohë ishte në muajin e tetë të shtatzënisë. Pasi e kishte vrarë këtë grua, Montgomery ia kishte prerë fetusin viktimës, por foshnja kishte mbijetuar.

Avokatët e të dënuarës me vdekje javën e kaluar kërkuan zbutje të dënimit për klienten e saj nga presidenti në largim, Donald Trump, duke thënë se ajo e ka kryer krimin pas një fëmijërie në të cilën ajo ishte abuzuar dhe dhunuar në mënyrë të vazhdueshme nga njerku dhe miqtë e tij, prandaj, sipas tyre, Montgomery duhet të dënohet me burgim të përjetshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*