Aktori i Lion King, Andile Gumbi ka vdekur pasi pësoi një arrest kardiak në Izrael javën e kaluar.

Gumbi, 36 vjeç, ishte në Izrael duke luajtur rolin e mbretit Nebu në Daniel The Musical, në Teatrin e Jeruzalem.

Në një deklaratë thuhej:

“Me trishtim të thellë ne ndajmë lajmin që Andili ynë i dashur ndërroi jetë këtë mëngjes. Andile mori kujdesin më të mirë mjekësor të mundshëm.

Ne kërkojmë që familjes t’i jepet hapësirë ​​për tu pikëlluar dhe që privatësia e tyre të respektohet gjatë kësaj kohe të vështirë.

Familja do të bëjë një deklaratë në kohën e duhur,”tha ekipi prodhues i “Daniel The Musical”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*