Diçka krejt e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Devollit ditën e sotme, ku deri pak minuta më parë në zyrën e bashkisë së këtij qyteti ka qenë kryetari aktual nga radhët e opozitës mndërsa pas largimit të tij nga zyra si duket me përfundimin e orarit zyrtar në orën 16:00 në zyrë ka hyrë I sapo betuari para Këshillit Bashkiak, Eduard Duro.

Kryebashkiaku i zgjedhur ka deklaruar se e i ka kërkuar kryetarit aktuar Bledion Nallbatit të lironte zyrën teksa është eshfaqur në ambientet e bashkisë së Devollit përkrah prefektit të qarkut të Korçës, Dhori Spirollari ndërkohë që punonjësit e bashkisë e ikanë kyçur derën në orën 16:00.

“I kam bërë një kërkesë Nallbatit për lirimin e zyrës, ne po presim që të hyjmë paqësisht. I kam kërkuar gjithashtu Policisë të ndërhyjë dhe asistojë në hapjen e derës së bashkisë”, ka deklaruar Duro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*