Ndodhte 90 vite më parë
Në vitin e largët 1931
Vdekja e katër pesë njerëzve brenda një kohe të shkurtër nxiti frikën në popullatë nga meraku i përhapjes së gripit ose ndonjë sëmundje infektive.
Vlonjatët nuk dilnin nga shtëpitë dhe u ndalua zbritja në qytet e banorëve të fshatrave përreth.
Megjithëse zyra e shëndetësisë nuk kishte ndonjë informacion nga se ishin shkaktuar vdekjet, përsëri prefektura provokoi një mbledhje të mjekëve të qytetit, për të analizuar situatën.
Në qytet ishte hedhur ideja e vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme, kështu që mbledhja do t’i shërbente dhe qetësimit të popullatës.
Mendimi i mjekëve ishte unanim se nuk ka asnjë shenjë të sëmundjes së gripit apo sëmundje tjetër infektive, që të ndikojë në marrjen e masave të jashtëzakonshme.
Njoftimi iu bë i njohur popullatës, e cila në kushtet e mjerimit dhe të tërmetit që kishte kaluar, edhe një epidemi do të kishte mangut.
Historia vazhdon….

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*