NGA ERGYS ALUSHI
Në historinë shqiptare ai i përket racës së atyre që kanë qenë dhe të pushkës dhe të penës!
Edhe luftonte, edhe shkruante, botonte gazeta, ishte pjesemarrës në Kongresin e Manastirit, mbante fjalime që ngrinte peshë zemrat e atyre që e dëgjonin.
Ai kishte lindur në Korçë më 13 janar 1871, por emri i tij është i lidhur edhe me Vlorën.
Drama “Vdekja e Piros” e shkruar prej tij ështe vepra e parë e shfaqjes së parë teatrale të vendosur në Vlorë më 29 janar 1909.
Ai eshte dhe një ndër drejtuesit dhe shkruesit më të spikatur të gazetës së Qeverisë së parë shqiptare “Përlindja e Shqipërisë”, që u botua në Vlorë në vitet 1913-1914.
Shkrimet e tij të forta ishin një ndihmesë e madhe për domosdoshmërinë e bashkimit të Vlorës me Shqipërinë dhe largimit të italianëve në 1920.
Ai është Mihal Grameno, i bërë i famshëm në historinë shqiptare dhe për vjetshën himn “Për Mëmëdhenë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*