Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Mao Ning, ka përdorur rrjetet sociale për të deklaruar se qeveria e saj nuk ka frikë nga provokimet.

Ajo postoi një video të ish-liderit të Partisë Komuniste Kineze, Mao Ce Dun, gjatë Luftës së Koresë, duke u thënë Shteteve të Bashkuara se ” pavarësisht se sa do të zgjasë kjo luftë, ne nuk do të dorëzohemi kurrë”.

Mbi video ajo shkroi “Ne jemi kinezë, nuk do të tërhiqemi”.

Sanksionet e fundit nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara tashmë kanë hyrë në fuqi dhe janë aq të larta sa shumë analistë besojnë se ato tashmë janë në gjendje të fshijnë pjesën më të madhe të tregtisë midis superfuqive të botës.

 

 

Por ende nuk ka asnjë tregues se si mund të zhvillohen negociatat midis Pekinit dhe Uashingtonit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*