Në një sallë të tejmbushur si asnjëherë më parë me socialistët dhe simpatizantët e Rajonit 3 në Vlorë, ku prezantuam Zamira Sinajn dhe Briseida Çakërrin, dy nga kandidatet e skuadrës sonë të 11 majit, që i prin fitores së dhjetë radhazi të Partisë Socialiste për Shqipërinë 2030 në BE🇦🇱🇪🇺
Ambicia jonë kësaj radhe është të marrim 9 mandate në Vlorë dhe i kemi të gjitha mundësitë për këtë rezultat historik.
Ne kemi provën e punëve që flasin më shumë sesa fjalët, sidomos këtu në Vlorë dhe nuk na konkurron dot asnjë forcë tjetër kur është fjala te puna, prandaj le të bashkojmë mendjet dhe zemrat e të gjithëve për të vetmen zgjedhje, numrin 5 në fletën e votimit, Partinë Socialiste🫶

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*