TIRANË

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi po zhvillon në këto momente një takim me Jorgan K. Andrees, Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA. Jorgan K. Andrews caktuar në Byronë Nderkombetare të Narkotikëve dhe Çeshtjeve të Zbatimit të Ligjit ku mbikëqyr programet e kësaj byroje në Europe, Azi, duke përfshire edhe Afganistanin dhe Pakistanin.

Gjithashtu të pranishëm në takim janë edhe Leyla Moses- Ones, e ngarkuara me punë e SHBA në Shqipëri dhe Julie Craven dhe Michelle Lakomy nga OPDAT.

Kreu i KLP ka shpjeguar ecurinë dhe punë e organit që ai drejton, ndërsa u ndal edhe tek disa tema të rëndësishëm, siç është ngritja e SPAK dhe zgjedhjen e kryeprokurorit të përgjithshëm.

“Ne 10 muaj KLP ka ngritur infrastrukturën ligjore solide për ngritjen e SPAK. Këshilli është ne hapat e fundit për dy procese te rëndësishme: Zgjedhja E Prokurorit të Përgjithshëm dhe ngritja e SPAK. Këshilli shikon hapësirat ligjore për ngritjen e SPAK me 8 prokurorë tashmë të votuar dhe 2 prokurorë të komanduar nga lista e kandidatëve të kualifikuar për SPAK, të cilët kanë kaluar vetingun  me vendim të formës së prerë”-tha Ibrahimi.

Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit te SHBA, Jorgan K Andrews tha se SHBA do ta mbështesë pa rezerva Shqipërinë dhe do t’i ofrojë asistencë në zbatimin e reformës në drejtësi.

“SHBA do te vazhdoje te mbështesë zbatimin te reformës ne drejtësi ne Shqipëri. Do t’ju ofrojmë asistencën tone gjate punës tuaj. Jemi te ndërgjegjshëm për presionin me te cilin përballet KLP dhe jemi te vendosur t’ju ofrojmë mbështetjen tone për mbrojtjen e prokuroreve te SPAK. Keni ngritur një baze ligjore te forte për institucionet e reja te drejtësisë, e afte te mbaje larg korrupsioni dhe presioni i politikes mbi këto strukturat”-tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*