Data 9 e këtij muaji ishte shumë speciale për këngëtarin e njohur nga Korça, Stefi Prifti pasi vajza e tij e madhe, Maria kurorëzoi dashurinë me partnerin e saj në martesë.

I ftuar në ‘Ftesë në 5’ me Bieta Sulon, Prifti rrëfeu disa nga momentet më speciale të dasmës, ku nuk kishin munguar dhe emrat e njohur të ‘showbiz-it’ shqiptar.

Stefi zbuloi se së bashku me vajzën e tij të vogël i dedikuan Marias një këngë e cila ishte shkruar posaçërisht për të. Ai madje tregoi se vajza e vogël e kishte regjistruar zërin një ditë para ceremonisë, ndërsa vetë ai 2 orë para dasmës për shkak të ngarkesës së madhe.

Stefi shprehu gjithashtu mirënjohjen për të gjithë njerëzit e tij të dashur, duke treguar se dasma kishte rreth 300 të ftuar. Në fund të intervistës ai u uroi shumë fat dy të rinjve, të cilët hodhën këtë hap të rëndësishëm në jetën e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*