Detaje të reja kanë dalë në skenë nga sherri i nisur në Levan të Fierit mes dy familjeve që më pas përfundoi me plagosjen e 5 personave me mjete prerëse, sende të forta e deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Mësohet se konflikti ka nisur mes familjes Zhapa dhe Braçe ku më pas kanë mbetur të plagosur 4 persona, dy prej të cilëve Gentian Zhapa dhe Aldo Zhapa janë plagosur me sende të forta (kushërinj të parë me njëri-tjetri) dhe janë në pavionin e kirurgjisë. Ndërsa dy të plagosurit e tjerë me mjete prerëse janë Erlind Muçaj dhe Klajdi Lamaj.

Po ashtu nga ky konflikt ka mbetur i plagosur edhe Aleksandër Zhapa (babai i Gentian Zhapës). Aleksandër Zhapa është plagosur në ambientet e brendshme të spitalit Rajonal të Fierit, ku autori E.Braçe i ka marrë armën nga brezi një efektivi policie dhe ka qëlluar mbi Aleksandër Zhapën duke e lënë të plagosur.

Policia e Fierit së bashku me FNSH kanë bërë të mundur rrethimin e menjëhershëm të spitalit dhe kapjen e autorit të plagosjes me armë zjarri E.Braçe ndërsa është arrestuar edhe D.Braçe.  Po ashtu n ë lidhje me këtë ngjarje është shpallur në kërkim edhe një person i tretë.

Për sa u përket të plagosurve deri më tani janë nën kujdesin intensiv të mjekëve. Ndërsa Policia e Shtetit ka ngritur një grup hetimor të posaçëm për të zbardhur konfliktin e plotë mes dy familjeve që çoi në përplasjen e armatosur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*