Si pasojë, fëmija mësohet se ka marrë dëmtime të shumta në pjesë të trupit, kryesisht në fytyrë. Shtimi i qenve endacakë është kthyer në makth për banorët e qytetit të Bulqizës. Kudo në mjedise publike ka një shtim të numrit të tyre. Fëmijët dhe të moshuarit ndjehen më të rrezikuar nga prania e tyre. Pasditen e së hënës në Spitalin Bashkiak të Bulqizës u referua një rast kafshimi nga qentë e rrugës. Pre e tyre ishte fëmija 4-vjeçar nga Shupenza, L. Xhafa. Mësohet se në momentin kur ai luante pranë banesës së tij është kafshuar në faqe. Nuk është e qartë nëse fëmija po luante me kafshët apo këto të fundit e kanë sulmuar atë në befasi.

Mjeku

Mjeku H. Jella sqaroi se ka mjekuar fëmijën e mbërritur me urgjencë në Spitalin e Bulqizës. “Fëmija kishte një plagë në faqe. E mjekuam shpejt. I bëmë tetanosin kundër infektimit nga ndonjë sëmundje e transmetueshme nga kafshët te njeriu. Ishte në parametra normalë. Është transportuar drejt vendlindjes me mjetin e spitalit”, sqaroi drejtori i spitalit. Ndërkohë, mësohet se kanë qenë familjarët e 4- vjeçarit ata që e kanë dërguar fëmijën në spital si pasojë e plagës së rëndë që kishte marrë. Ata kanë dhe sqarime edhe rreth ngjarjes, ndërsa janë shprehur se fëmijën e kanë parë vetëm momentin kur po sulmohet nga qentë e rrugës. “Ai po luante, kur vetëm në një moment dëgjuam britmat kur po sulmohej nga qenë. Patëm shumë frikë, pasi qentë nuk po largoheshin prej tij”, mësohet se janë shprehur prindërit e fëmijës së mitur.

Ngjarja

Ngjarja e ndodhur dje në qytetin verilindor është apeli më i mirë për autoritetet vendore që ato të disiplinojnë qentë endacakë, të cilët janë burim rreziku për jetën dhe shëndetin e banorëve të zonës. Kohë më parë Bashkitë Mat, Klos, Bulqizë e Dibër janë përfshirë në debate mes tyre për çështjen e transportimit të qenve nga njëra njësi vendore në tjetrën. Matjanët akuzojnë Bashkitë Dibër e Bulqizë, se ata nuk i eliminojnë qentë e rrugës me pretendimin se feja nuk ua lejon vrasjen e tyre, ndërkohë Bashkia Mat pati ngritur një qendër rehabilitimi dhe pastrimi të qenve endacakë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*