Toni Tovar ishte në një lokal lagjeje në Behrmanns kur papritur hyri një person i armatosur, mbrëmjen e 28 Gushtit. Grabitësi u kërkoi klientëve dhe stafit të ulen në tokë dhe të dorëzojnë paratë dhe telefonat e tyre, sipas NBC News.”

“Kjo është një grabitje, dorëzoni gjithçka”.

Klientët e frikësuar dorëzuan paratë dhe telefonat dhe u ulën në tokë.

Por Tovar nuk reagoi aspak, ai vazhdoi qetësisht të pinte cigare dhe birrën e tij. Ai është cilësura si njeriu më i “ftohtë në botë”, për mënyrën sesi ka qëndruar gjatë një skene të tillë.

Pamjet e sigurisë tregojnë qëndrimin e tij totalisht indiferent ndaj asaj që po ndodh përreth tij. Pamjet nuk përfshijnë audio, por gjuha e trupit të njeriut është e qartë, ai ruan qetësinë.

Unë nuk isha i shqetësuar. Unë kisha një siguri se hajduti nuk do ti bënte keq askujt, thjesht donte të merrte para për të blerë drogë, ka thënë Tovar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*