
Datë 20.04.2025, zhvilluam një takim me të rinjtë dhe banorë në njësinë administrative Novoselë, në mbështetje të kandidatit të PD-ASHM për këtë zonë z.Romarjo Meminaj.
Novosela si çdo njësi tjetër administrative, ka vuajtur mungesën e investimeve dhe është gjendur përballë shpopullimit masiv edhe pse ajo ka potenciale të mëdha ekonomike kryesisht në sektorin bujqësor, blegtoral e agro-turistik.

Mesazhi në këtë takim ishte i qartë: Mundësi për çdo të ri, të qëndrojë dhe të investojë në vendin e vet, duke u përjashtuar nga taksat për 5 vite, përqendrimin e investimeve dhe rritjen e subvencioneve për çdo fermer, dhe më e rëndësishmja, rishikimin e reformës territoriale-administrative, për ta bërë Novoselën Bashki.
Në 11 Maji banorët e Novoselës votojnë masivisht Nr.1, Partinë Demokratike-ASHM për Shqipërinë Madhështore !

#pdaleancapërshqipërinëmadhështore
#VotoNr1




