Ish-shtëpia e oficerëve në Vlorë, në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjen, do të shërbejë për zyrat e reja të Kadastrës, e për pasojë tetë familje që jetojnë prej 8 vitesh me qira në këtë godinë janë nxjerrë jashtë nga Policia Ushtarake. Bashkia e Vlorës thotë se largimi i tyre është bërë pa dijeninë e bashkisë, ndërsa kërkon që banorët t’i drejtohen këtij institucioni për të marrë bonusin e qirasë.

VLORE – Tetë familje që jetonin me qira në ambientet e ish-Shtëpisë së Oficerëve në Vlorë janë larguar nga kjo godinë mëngjesin e kësaj të hëne nga Policia Ushtarake. Banorët jetonin prej vitesh në këto ambiente, ndërsa godina është në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Banorët ishin njoftuar më përpara që të largoheshin nga kjo ndërtesë, ndërsa godina do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni, pasi aty pritet që të jenë zyrat e reja të Kadastrës.

Banorët refuzojnë që të lënë godinën dhe kërkojnë që të sistemohen në banesa të tjera aga ana e bashkisë.

Me bonus qiraje nuk na mbështesin. Ne jetojmë me kanaçe dhe hekura, me 160 mijë lekë çfarë të bëj unë”, tha një banor

“Kemi 2 vite e gjysmë që jetojmë këtu me 60 mijë lekë qira. Kemi 4 muaj pa drita, në të ftohtë. Para 1 javë erdhi bashkia, ku të vetë unë punoj me bidona, kanaçe. Unë dua një banesë sociale”, tha një banor.

“Ku do të shkojmë kemi fëmijë të vegjël. Bashkia na tha se do t’iu strehojmë ne dhe do ju caktojmë një vend ku të shkoni”, tha një banore.

“Ku të shkoj kam 5 fëmijë, 4 i kam dërguar në jetimore dhe 1 e kam këtu me gruan dhe gruan e kam të sëmurë”, tha një tjetër banor.

Jurgen Çolaku, drejtori i Infrastrukturës në Bashkinë e Vlorës thotë se banorëve i është ofruar bonus strehimi. Çolaku thekson se dalja e banorëve nga godina është kryer pa lajmëruar bashkinë, ndërsa kërkon që vetë banorët të drejtohen pranë bashkisë për zgjidhje në mënyrë që të përfitojnë bonusin e qirasë.

“Jemi në dijeni të situatës, i kemi takuar disa dhe ne si bashki i kemi ofruar bonusin e qirasë. Familjet të aplikojnë për bonus qiraje të bëjnë një kontratë për shtëpi me qira dhe ne jemi të gatshëm për t’i ndihmuar. Sot i kanë nxjerrë pa na njoftuar. Ne ofrojmë bonus qiraje”, tha Jurgen Çolaku, drejtor i Infrastrukturës në Bashkinë e Vlorës

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*