Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se do të duhen dy vjet për zbulimin e vaksinës që do të luftojë koranavirusin.

“Vaksinat tradicionale të gripit nuk kanë asnjë efekt sepse vaksina duhet të studiohet posaçërisht për këtë koronavirus të ri. Për këtë duhet të punojmë disa vjet” tha Ëalter Ricciardi, anëtar i ekzekutivit të OBSH-së, i emëruar si këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë së Italisë.

“Ne duhet të shmangim absolutisht – shtoi Ricciardi duke iu referuar përhapjes së virusit- një epidemi që do të përfshinte edhe rajonet e tjera në Itali”.

Për situatën e Italisë, vendi i tretë në botë për përhapjen e koronavirusit, pas Kinës dhe Koresë Jugut, OBSH do të dërgojë një mision në Romë këtë të martë.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar – shpjegoi menaxheri i përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus – për rritjen e papritur të rasteve”.

Sidoqoftë, organizata pranoi se veprimet e ndërmarra nga Italia ende shkojnë “në drejtimin e duhur”.

Nga ana e tij, Borrelli theksoi se përgjigjja italiane ishte e menjëhershme dhe shpresa është se “me masat e marra mund të kufizojnë infeksionin”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*