Komenti i Erjona Sulejmanit te fotoja e Romelu Lukakut, ka bërë bujë edhe në mediat italiane. Modelja shqiptare e komplimentonte sulmuesin belg për muskujt e këmbëve.

Ndërkaq, komenti i saj është keqpërdorur nga sajti i njohur italian, “Mediaset”. Kjo media ka ndryshuar komentin e Erjonës për të fituar ndoshta disa klikime më shumë.

Ata kanë shkruar: O Zot, çfarë këmbe të ‘tretë’ që ka?!”.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak modeles shqiptare e cila ka sulmuar menjëherë Mediaset-in për artikullin e botuar, madje duke postuar edhe foton.

“A jeni normalë që shkruani të tilla idiotësira?!”- shkruan Erjona.

Kujtojmë që Erjona Sulejmani, ish-bashkëshortja e Blerim Xhemajlit njihet nga të gjithë si një fanse e madhe e futblloit dhe gjithmonë shkakton debat me statuset e saj në rrjetet sociale në lidhje me futbollistët, apo këtë sport.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*