Yllin e serialit “Keeping up with the Kardashians”, Kim, e kemi parë gjithmonë të kuruar deri në detaje, me flokët e krehur dhe makeup-in perfekt, të veshur me markat më të njohura dhe të kombinuar me trendet më të fundit të modës.

Mirëpo, edhe Kim është njeri si gjithë të tjerët dhe ndodh ndonjëherë që edhe ajo të dalë nga shtëpia si një person i thjeshtë.

Së fundmi, ajo është fotografuar nga paparacët teksa shkonte të darkonte me bashkëshortin, Kayne West, dhe të gjithë janë habitur nga pamja e saj.

E veshur sportive, me tuta, një bluzë të gjerë dhe atlete, Kim është parë teksa hipte në makinë për të udhëtuar drejt restorantit.

Ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte fakti që ylli i “KWK” kishte dalë pa pikë grimi në fytyrë dhe tek-tuk i dukej edhe ndonjë akne.

Rrallëherë ka ndodhur ta shohim Kim-in në gjendje të tillë, le të mos themi asnjëherë, mirëpo duhet të mësohemi me pamjen e saj edhe jashtë ekranit dhe Instagram-it!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*