Në rajonin e Liqeneve të Mëdha po vijne bora e parë e madhe. Në video bora në Buffalo, por është alarm
në 5 shtete dhe flitet për ‘efekt liqeni’. Bora mund të kalojë një metër e 20 centimetra

Dëbora e madhe po godet shtetin e Nju Jorkut dhe po përgatitet për ‘stuhinë e shekullit’.
Sidomos zona perëndimore u zgjua nga më shumë se gjysmë metri borë të premten në mëngjes.
Dëmet e pronës dhe infrastrukturës dhe pemët e shumta të rrëzuara janë pasojat e motit të keq të
deritanishëm.Stuhia më e vazhdueshme pritet në Buffalo ku mund të bjerë më shumë se 1.20 metra borë,
me temperatura 7 gradë nën mesataren. Reshjet historike të borës kërcënojnë të paralizojnë rreth
6 milionë njerëz në pesë shtete të Liqeneve të Madhe – nga Wisconsin në Nju Jork – dhe janë pasojë e
të ashtuquajturit ‘efekt liqenor’. Shpërthimet e erës që përshkojnë ujërat e ngrohta të liqenit Eire
dhe Ontario kthehen në stuhi, me reshje dëbore prej 2 inç në orë në qytetet buzë liqenit dhe zonën e
Buffalo. Fluturimet u anuluan, trafiku u ndalua në disa rrugë dhe ndeshja e futbollit të Buffalo Bills
kundër Cleveland Browns në Detroit u zhvendos. Alarmi për të gjithë zonën do të zgjasë deri të dielën.
Në vitin 2004, një stuhi e ngjashme vrau 20 njerëz.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*