Ndërsa zgjedhjet parlamentare janë vetëm pak muaj larg, Presidenti Ilir Meta thotë se do të ketë vigjilencë të plotë ndaj procesit deri më 25 prill kur qytetarët do tu drejtohen kutive të votimit.

Meta paralajmëroi që tenton të fabrikojë një shumicë si në rastin e Shijakut dhe Dibrës, vrima e vrimës së miut do ti duhet e vogël.

Meta: Reflektimi i parë është respektimi pikë për pikë i marrëveshjes së 5 qershorit. Përshendes opozitën që ka mbështetur hapjen e listave 100% dhe këtu deri sa ka konsensus dhe duhet të ketë konsensus nuk ka asnjë shqetesim, përkundrazi i bëhet mirë demokracisë dhe popullit shqiptar. Mirë keq ju e keni presidentin. Të jeni të sigurt që edhe sikur të mos e kishit Presidentin, edhe sikur të kishin mbaruar të gjithë burrat në Shqipërisë, jam i sigurt se gratë e Shqipëërisë do t’ua kalonin edhe grave të Bjellorusisë. Gratë e Shqipërisë dhe nënat e Shqipërisë atyre që duan ti bëjnë të zezën Shqipërisë do tu bëjnë atë që tu duket shumë e madhe edhe vrima e vrimës së miut. Mos u shqetësoni. Presidenti është këtu, në krye të detyrës, nuk flemë gjumë deri në 25 prill.Shpresoj që të gjithë të kuptojnë dhe reflektojnë se këto zgjedhje janë domosdoshmëri. Kushdo që mendon dhe që ndjen se është rëndë dhe do të trembë popullin shqiptar që të fabrikojë shumicë në ato mënyrë që dinë të gjithë sipas dosjeve të Shijakut dhe Dibrës, ta provojë. Presidenti nuk i thotë askujt të mos bëjë eksperimente kur është kokëfortë por i paralajmëron të gjithë që fati i tyre të mos cënojë fatin e popullit shqiptar sepse vrima e vrimës së miut do tu duket shumë e madhe.

Në komunikimin javor me gazetarët, Meta ishte i ashpër edhe lidhur me nismën e mazhorancës për miratimin e një ligji që rregullon kompetencat e Presidentit.

Meta: Se çfarë bën mazhoranca është zgjedhje e saj. Presidenti di vetëm të respektojë Kushtetutën dhe ti përshtatet dhe do ti përshtatet çdo situate në mbrojtje të Kushtetutës. Thelbi dhe themeli i Kushtetutës është pluralizimi politik dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Asnjë i sëmurë mendor apo i marrosur pas pushtetit të pamerituar dhe të vjedhur nuk duhet ti shklojë mendja se Presidenti i këtij vendi mund të frikësohet, mund të intimidohet dhe mund të dekurajohet të përmbushë misionin e tij historik, që të jetë Presidenti i 25 prillit.Nëse këtij parlamenti nuk i mjaftojnë të gjithë ato rekorde negative që ka në këto 30 vjet si parlamenti më me probleme padyshim që do të mbetet si parlamenti i 1 prillit në rast se nuk reflekton në ditët që vijnë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*