Sezoni i ri televiziv që ka nisur këtë shtator, ka sjellë ndryshime të mëdha në ekranin shqiptar. Lëvizja e fundit në “Top Channel” është ajo e Alesia Bamit.

Pasi e pamë sezonin e kaluar tek emisioni “E Diell”, Alesian do ta shohim tashmë në “Proçesin sportiv”.

Vetë faqja zyrtare e emisionit në Instagram ka njoftuar pak më parë këtë lëvizje të re, nëpërmjet një fotoje të Alesia Bamit dhe Edi Manushit teksa mbyllin bisedimet.

“Bomba e ditës së fundit të merkatos. @alesia_bamii firmos me ekipin e @procesisportiv.official
Të hënën datë 9 shtator rikthehemi në edicionin e 12 të Procesit Sportiv ne @topchannelalbania-shkruhet në njoftimin zyrtar në Instagram.

Kujtojmë që sezonin e kaluar televiziv Alesia Bami ishte në qendër të mediave rozë pasi u largua me bujë nga emisioni “Stop”, duke deklaruar se e pushuan nga puna pasi dha intervistë në emisionin e pasdites në Top Channel.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*