Flori Mumajesi prej kohësh është larguar nga rrjetet sociale dhe thuajse nuk dihet asgjë për jetën e tij.

Pasi fitoi “Këngën Magjike” me këngën “Plas” ai u ‘zhduk’ dhe nuk ka publikuar as projekte të reja muzikore.

Mirëpo pas disa muajsh, miku i tij Klajdi Haruni e ka rikthyer këngëtarin në rrjetet sociale duke publikuar një foto ku shfaqet bashkë me Florin.

“Mëngjese vere”, shkruan Klajdi mbi foton ku shfaqet me miqtë e tij më të mirë.

Ky postim me siguri i ka gëzuar shumë fansat e këngëtarit, të cilët herë pas here i komentojnë duke i treguar se u mungon.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*