Pamjet e tmerrshme të dhunimit të turistëve spanjollë nga pronari i lokalit “Panorama” Mihal Kokëdhima kanë bërë xhiron e rrjetit tashmë.

Ndërkohë lokali i Kokëdhimës në Porto Palermo të Himarës, po i nënshtrohet verifikimit të dokumentacionit nëse është korrekt me ligjin ose jo.

Policia, pasi arrestoi 51 vjecarin Kokëdhima, sepse akuzohet që dhunoi turistët spanjollë pas konfliktit për peshkun në restorantin e tij, e ka bllokuar aktivitetin në këtë ambient, e po verifikohet nëse pronari e ka regjistruar si aktivitet dhe nëse i paguan apo jo detyrimet në shtet.

Restoranti “Panorama” ndërtuar  buzë detit në Porto Palermo, rezulton të jetë pa leje. Restoranti mund të shembet këto ditë, për shkak të mungesës së dokumentacionit.

Policia dhe autoritetet përkatëse për momentin janë duke shqyrtuar dokumentacionin ligjor të lokalit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*