Nga Ergys Alushi
Për kryetaren e Elbasanit dhe “kryetaret” e administratës!
Plasën moralistët në facebokk!
Nxituan kush e kush të bëj më shumë moral për etikën e kryetares së Gjykatës së Elbasanit!
Shumë të indinjuar me demek për videot, për nazet dhe veshjet e kryetares!
Ndodh në një kohë që “kryetaret” i kanë prej vitesh nëpër zyrat e shtetit!
Zyrtare e nëpunëse me veshje të shtrenjta që nuk ua lejon paga, me taka, me mini, me naze, me makina të shtrenjta, me dekolte të hapura .
Hetimi i pasurive të tyre nuk ka nevojë për SPAK, mjafton vetëm t’u llogaritesh pagën apo të ardhura të tjera.
Por, ato nuk i heton kush, sepse një pjese e tyre kanë mbrojtje Partinë, mikun e paranë, ndaj edhe tunden e shkunden nëpër zyra e korridore institucionesh.
Etika e veshjes dhe e sjelljes së një pjese të femrave që punojnë në administratën shtetërore ka kohë që nuk respektohet.
E njëjta gjë edhe për zyrtarët meshkuj.
Në institucione kryhen prej kohësh parada mode e luksi.
“Kryetarja” e Elbasanit do harrohet shpejt, deri në daljen e ndonjë video të radhës, ndërkohë që “kryetaret” nëpër rrethe do të vazhdojnë paradat e modës e luksit dhe moralistët do të bien në qetësi.
Dhe më e bukura se shumica e atyre që bëjnë mpralistin në raste të tilla janë nga ata që të kujtojnë shprehjen “hajduti thërret, kapeni hajdutin”
Historia vazhdon….

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*