Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në Vlorë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Radhimë-Vlorë ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Dy makinat kanë marrë dëme të mëdha materiale, por nuk dihet gjendja e të plagosurve. Ky aksident ka shkaktuar radhë të gjata në këtë aks.

Mësohet se prej 20 minutash një radhë e gjatë kolometrike është bërë në Radhimë-Vlorë, duke u shndërruar në një “makth” për pushuesit që kanë zgjedhur të pushojnë në Vlorë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*