14 Gushti që është dita e betimit të Pjerin Ndreut në Lezhë, duket se do të jetë përplasja e radhës për Bashkitë e drejtuara derimë tani nga të zgjedhurit e PD-së dhe LSI-së.

Kjo për shkak se Fran Frrokaj, kryebashkiaku aktual i Lezhës, ka deklaruar se nuk do ta lërë zyrën e Bashkisë, pasi sipas tij Ndreu është kampion i votave të vjedhura.

Frrokaj shprehet se Ndreu është socialisti më pak i votuar që ka pasur ndonjëherë qyteti i Lezhës.

Reagimi i plotë i Frrokajt:

Pas REFUZIMIT të lezhjanëve, personazhi i përgjimeve, paska dalë në kërkim të mandatit në gjykatë!

E kujtojmë kampionin e përgjimeve, kampionin e votave të vjedhura, kampionin mbështetës dhe pjesë të bandave që shkatërruan Lezhën, kampionin e votave të pavlefshme, socialistin më pak të votuar ndonjëherë në Lezhë, se Kryetar Bashkie të bëjnë ZGJEDHJET E LIRA, TË NDERSHME dhe GARA E BARABARTË. Dikush ti tregojë se në cilën Gjykatë mund ti kërkojë këto të fundit….

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*