AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit kanë pezulluar testet klinike për vaksinën e koronavirusit pasi një vullnetar në Britaninë e Madhe pati reaksion.

Kompania farmaceutike e ka përshkruar si një rutinë këtë pauzë pasi kemi të bëjmë me një sëmundje të pashpjegueshme. Testet klinike për vaksinën ndaj Covid po shikohen me kujdes në të gjithë botën.

Vaksina e AstraZeneca dhe Universitetit të Oskfordit shikohet si një ndër pretendentët më të fortë për t’u zhvilluar e para mes shumë vaksinave që po krijojnë kompani të ndryshme në botë.

Shpresat janë të larta që vaksina të dalë në treg pasi të kalojë me sukses fazën e parë dhe të dytë të testimeve. Faza e tretë e kësaj vaksine përfshin 30 mijë vullnetarë në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Brazil dhe Afrikën e Jugut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*