Raportohet për të shtëna me armë zjarri dhe një të plagosur në Orikum të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth ores 10:00 në aksin rrugorë Orikum-Vlorë, pranë vendit të quajtur “Nënstacioni i Radhimës” dyshohet se si pasojë e një konflikti ka mbetur i plagosur lehtë me sende të forta shtetasi D.K., 32 vjeç, banues në Radhimë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes autorët kanë qëlluar edhe me armë në ajer, për arsye ende të paqarta. Policia thotë se i ka identifikuar dy autorët e ngjarjes dhe po punon për kapjen e tyre.

Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në aksin rrugorë Orikum-Vlorë, pranë vendit të quajtur “Nënstacioni i Radhimës” dyshohet se si pasojë e një konflikti ka mbetur i plagosur lehtë me sende të forta shtetasi D.K., 32 vjeç, banues në Radhimë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar dy autorët e ngjarjes të cilët për arsye hetimi nuk bëhen të ditur për momentin.

Janë organizuar grupe të posaçme policore të cilat janë shpërndarë në qytet me qëllim kapjen e autorëve.

Sektori i Hetimit në bashkëpunim me Komisariatin Vlorë vazhdojnë hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*