Autoriteti palestinez ka ndërprerë të gjitha marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. Vendimin e bëri të ditur kreu i këtij autoriteti Mahmud Abas, i cili nuk është dakord me “planin e paqes” të paraqitur pak ditë më parë nga presidenti amerikan Donald Trump në prani të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Në një konferencë për shtyp, Abas e konsideroi planin e Trump-it si ligjërim të pushtimit të vazhdueshëm izraelit të territoreve palestineze pas vitit 1967. Sipas tij, plani i Trump-it shkel të drejtat e palestinezëve mbi Jeruzalemin Lindor dhe territoret e përcaktuara në planin e Kombeve të Bashkuara të vitit 1948.

OKB dhe pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar i konsiderojnë të jashtëligjshme kolonitë izraelite në territoret palestineze.

Sipas planit të Donald Trump, Jeruzalemi konsiderohet kryeqytet i pandarë i Izraelit, por palestinezët e quajnë Jeruzalemin Lindor kryeqytet të tyre.

Lideri palestinez pritet të prezantojë më 12 shkurt përpara Këshillit të Sigurimit të OKB-së planin e tij të paqes me Izraelin.

Albaniatimes.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*