Një ngjarje kriminale është shënuar në fshatin Grudë të Shkodrës mesditën e sotme. Gazetari Simon Shkreli bën me dije për abcnews.al se është qëlluar me armë ndaj banesës së Gjergj Mhillajt. Policia ka identifikuar autorët e ngjarjes, dy vëllezër të moshës 37 dhe 28 vjeç. Nga të shtënat nuk raportohet për viktima.

Shkoder/Informacion paraprak i policisë

Më datë 08.01.2020, rreth orës 12:40, në fshatin Grudë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Gj. M. 63 vjeç, pa shkaktuar dëme në njerëz.

Nga veprimet e para hetimore autorë të dyshuar janë shtetasit A. K. 37 vjeç, dhe N. K. 28 vjeç, (vëllezër) banues në lagjen Skenderbeg Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor dhe punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*