IGUMENICË

Një çift shqiptar, burrë e grua shqiptarë janë kapur dje në Greqi me 15 kg marijuanë. Operacioni i policisë greke është zhvilluar në Asproklisi, pranë kufirit greko-shqiptar. Policia ka ndaluar një mjet që po tentonte të hynte në brendësi të tokës greke.

Në portat e pasme të mjetit, në vende të improvizuara enkas, u zbuluan nga policia greke 16 pako me 15 kg 50 gram marijuanë si dhe dy celularë. Fillimisht çifti është justifikuar se vinte nga Shqipëria për të festuar në Greqi festën e të dashuruarve.

Nuk bëhet publike mosha e tyre, ndërsa mësohet se operacioni është zhvilluar pas një informacioni të marrë më herët. Për këtë arsye kanë ardhur efektivë nga Janina në Igumenicë deri në kufi me Shqipërinë për t’i kapur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*