Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur një garë për një tjetër koncesion PPP me propozim të pakërkuar

Bëhet fjalë për Portin e Jahteve në kepin e Rodonit, i cili  do të jepet me afat për 35 vite.

Sipas Ministrisë, koncesioni për portin është projektuar të ndërtohet në vijën bregdetare jugore të Gjirit të Drinit, rreth 7 km larg Kepit të Rodonit.

Në korrik u propozua ndërprerja e koncesioneve me ofertë të pa kërkuar, por parlamenti e shtyu për në tetor. Ndërsa Presidenti rrëzoi ndryshimet dhe kërkoi lënien në fuqi të vendimit për të mos lejuar koncesione me ofertë të pa kërkuar pas datës 1 korrik, ministria hap garën për Kepin e Rodonit.

Dokumentet e koncesionit për portin e jahteve në Kepin i Rodonit, dorëzohen në 6 shtator

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*