Rita Ora është një ndër artistet më të njohura e të suksesshme në mbarë botën, e cila nuk e ka mohuar asnjëherë origjinën e saj Shqiptare.

Vazhdimisht këngëtarja ka treguar se është krenare për vendin nga vjen, duke na bërë edhe ne krenarë me deklaratat e saj.

Mirëpo, origjina e saj duket se i ka bezdisur pak serbët, kur posterat e këngëtares janë vënë në mes të Beogradit.

Imazhi i Ritës është vënë në reklamën e disa bizhuterive në mes të qytetit dhe këngëtarja shqiptare është bërë kryefjala e mediave serbe.

Ata e cilësojnë Ritën si këngëtaren e preferuar të Haradinajt dhe Thaçit, duke thënë se ajo mbështet UÇK-në.

“Skandaloze! Shqiptarja Rita Ora i qesh Beogradit në fytyrë! Këngëtarja e preferuar e Haradinaj dhe Thaçit në pankartat e kryeqytetit!” shkruan gazeta serbe.

Madje, qytetarë serbë janë intervistuar dhe kanë shprehur hapur indinjatën e tyre për posterat e Ritës, duke kërkuar që të hiqen sa më parë.

“Nëse do të pyesja veten, nuk do të lejoja që një reklamë e tillë të shfaqej në vendin tonë, veçanërisht jo në kryeqytetin tonë. Dhe kjo vjen nga një grua që ka një qëndrim të qartë politik kundër Serbisë. Unë mendoj se këto tabela janë të panevojshme dhe duhet të hiqen, të paktën nga aty ku janë.”- shprehet një qytetar.

“Kjo është e tmerrshme dhe është një dëshmi e nivelit të ulët të vetëdijes kombëtare të serbëve. Vendi ynë nuk duhet të lejojë një këngëtare shqiptare që mbështet kriminelët e UÇK-së dhe bën thirrje për krijimin e një ‘Shqipërie të Madhe’ në tabela në të gjithë kryeqytetin. duhet të hartohet urgjent ligji dhe të miratohet për të ndaluar publikimin e reklamave me përmbajtje anti-serbe. Ka shumë njerëz në vendin tonë që janë të gatshëm të punojnë kundër interesave të njerëzve të tyre për hir të përfitimit material”.- ka thënë një tjetër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*