DR.EDUARD A.SKUFI
KONSULENT OFTALMOLOG , ATHINE

Epoka kontemporane ,mbas milleniumit karakterizohet nga ekspresioni fulminant i Inteligjences artificiale , vecanerisht ne fushen e mjeksise . Inteligjenca artificiale mund të interpretohet si nje teknologji e avancuar që disponon “ inteligjencë “ humane speciale me impakt ambicioz . Inteligjenca dhe aftesia humane është arkitekti i vërtetë i inteligjencës artificiale , e cila duke u integruar ne te nuk duhet të krijojë “ epërsi te pakontrolluar ndaj qenies njerëzore ” dhe per me teper te mos beje “ delete “ prezencen e tij . Ajo perben avantazhe dominuese teknologjike , shpesh te integruara në nje analitikë të sofistikuar ( cka ende nuk u adresohen deficitet probable ). Figura e mjekut modern eshte e kompletuar me nje kulture te pergjithshme dhe profesionale komplekse , me nje status te ri konceptimi por ajo duhet te shoqerohet me nje force analitike e intuitive lideri dhe jo marketingu . Ai duhet ti perdori devicet dhe aplikimet e inteligjences artificiale ne sherbim te pacientit ne forme selektive , konstruktive dhe jo formale , por dhe duke administruar kohen ( se ajo te intrigon me surpriza pikante ) . Do te ishte taktike efektive , akseptimi maximal informativ kompiuterik ne interval kohe sa me te shkurter . Mjeket duhet te perdorin “ robotiken “ ne funksion te tyre dhe jo te “ konvertohen ata ne robote “ . Inteligjenca artificiale ofron ne kontinuitet mundësi te
medha dhe rruge te reja , mbi informacionin medikal, efikacitetin ne diagnostikimin e shpejte dhe rritjen e saktesise se saj , si ” nje ridimensionim me kapabilitet te pa llogaritshem ” . Njekohesisht permireson marrëdhëniet mjek-pacient , duke përfshirë ndihmën në preventimin e semundjeve . Por inteligjenca artificiale nuk “ zëvendëson mjekët “. Studimet neoterike kanë treguar se kompjuterët tentojne të “ tejkalojnë mjekët “ , por mbeten device digitale robotike “ pa feelings dhe pa humanizem “.
Inteligjenca artificiale me algoritmet dhe aplikimet e saj mund të “ imitojë sjelljen njerëzore ” por nuk mund ta zëvendësojë atë . Inteligjenca “ makinerike “ na paraqet mundësite për të përmirësuar ndjeshëm ofrimin e kujdesit dhe edukates shëndetësore , veçanërisht në mjediset me koeficient te larte morboziteti dhe me mundesi te kufizuara. Kompjuterat “ operojnë “ ekzaktesisht , ne adaptim me procesin e decizionit te mjekut . Inteligjenca artificiale me
prediction jep oportunitet si ” katalizator ” i fuqishëm per progresin e aftësisë njerëzore , me training kualitativ por jo duke zhvendosur figuren dhe vleren e mjekut . Perkundrazi perfeksionon profilin e mjekut si ne relacion me shkencen dhe ne ate me pacientin . Forca e sintezes , analizes racionale te mjekut dhe e konsultimeve i jep atij prioritet te pa diskutueshem . Kam pershtypjen se inteligjenca artificiale cvendos ne nje fare shkalle nivelin e larte te llogjikes humane duke i dhene spacium percepsionit vizual me ” parafabricate ” ! Inteligjenca artificiale si ” performance ” e interferences humane , logjikisht nuk mund te posedoje indipendence te plote . Fiksoni faktin se , Inteligjenca artificiale do te dominoje jo vetem te tashmen por dhe te ardhmen ( dhe per faktin se vishet me mantelin fin komercial ) . Besojeni me respekt , por jepini autoritetin e ” limituar “, mbasi inteligjenca biologjike mbetet ” imperatore ” . Focusoni mbi kete exelence teknologjike duke perdorur ” smart computer systems ” si alternative beneficiente . Kjo teknologji exponenciale ( kur ” utopia ” u be realitet ) duhet te aplikohet ne investigim dhe kontroll nga asistenca humane . Vendosja e ” raporteve te drejta ” bilaterale , midis mjekut dhe statusit te inteligjences artificiale , profilit futurist medical dhe impaktit digital coherent , do te mbeten ” thembra e Akilit ” ! Mbivleresimi apo nenvleftesimi i saj vecanerisht ne fushen e mjekesise perben nje attitude qe mund te reflektoje me konsekuenca . Besoj qe kjo konsiderate modeste te jet prologu mbi nje teme , qe do te na preokupoje mjafte ne dinamike !




