TIRANE-Burime  nga prokuroria e Krimeve të Rënda pohojnë për Report Tv se organi i akuzës do të kërkojë sot 12 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për tre akuzat që janë ngritur kundër tij. Seanca për dhënien e pretencës po vijon prej orës 09:00, ku ish-ministri është i pranishëm së bashku me avokatin e tij, Maks Haxhia. Nëse prokuroria do të kërkojë 12 vite, sikur pohojnë burime të sigurta për Report Tv, atëherë Saimir Tahirit i ulet 1/3, pasi përfiton nga gjykimi i shkurtuar që gjykata vendosi që të pranonte disa javë më parë. Tahiri akuzohet për “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup të strukturuar kriminal” në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.

Prokuroria pritet të kërkojë 8 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri

Ditën e sotme Krimet e Rënda pritet të japin pretencën për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Burime bëjnë me dije se për Tahirin, për efekt e gjykimi te shkurtuar pranuar nga gjykata, do kerkojë 8 vite burg. Pa gjykim te shkurtuar kerkesa do të ishte për 12 vite burg.

Kujtojmë se me Gjykim të Shkurtuar në rast dënimi do të marrë vetëm 1/3 e dënimit. Gjykimi do të vijojë duke u referuar në provat e mbledhura deri më tani, dhe duke mos pranuar më prova të reja.

Tahiri akuzohet për “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup të strukturuar kriminal” në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*